Boksierit shqiptar Florian Marku nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i gjyqtarëve se meçi kundër Jamie Stewart të shpallet barazim.
Edhe pse Marku e dominoi kundërshtarin e tij britanik gjatë gjithë raundeve dhe e rrëzoi një herë në raundin e dytë, meçi u shpall barazim.
Ky vendim e ka lënë boksierin shqiptar shumë të zhgënjyer. Marku ka thënë se nuk mund ta besojë se ky meç është shpallur barazim.
“Është shaka. Nuk mund ta besoj. Ky refer nuk di asgjë për boksin. Ai më ka goditur vetëm një herë në kokë. Unë e rrëzova një herë në tokë dhe ai u ngrit. I kam dhënë shumë goditje të pastra”.
“Kjo mund të na shkatërrojë karrierën. Si mund ta cilësojnë këtë meç si barazim? Ai është luftëtar i fortë dhe urime për këtë. Ai mori goditje të forta dhe nuk u rrëzua. Por, a është kjo një shaka? Nuk e di çfarë mund të them. Jam shumë i zhgënjyer me të gjithë referët dhe gjyqtarët”.
Boksieri shqiptar edhe gjatë shpalljes së rezultatit, por edhe në deklarimin për media pas meçit, e mbante në kokë plisin e bardhë me shqiponjën kuq e zi në mes.
https://twitter.com/DAZNBoxing/status/1337834692998033408
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.