Boksieri shqiptar Florian Marku, nuk ka arritur ta fitojë meçin e zhvilluar sonte.
Ai u mposht nga Chris Kongo me vendim të gjyqtarëve pas luftës së zhvilluar prej 10 raundeve në "O2 Arena" në Londër.
Në raundet e para Marku boksoj mjaft mirë duke e sulmuar kundërshtarin e tij.
Por, situata për "Mbretin Shqiptar" ndryshoj në raundet në vazhdim pasi ai nisi të zemërohej dhe të bënte gabime.
Gjyqtarët ia hoqën atij disa pikë pasi që ai e goditi disa herë prapa kokë Chris Kongon, njofton Klankosova.tv
Në fund, votat i takuan boksierit britanik ndërkaq njëri e mbështeti boksierin shqiptar/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.