Një familje nga Florida e ShBA-së porositi një dërgesë Taco Bell nga Uber Eats dhe kamerat e tyre të sigurisë kapën momentin kur ushqimi i tyre u vodh nga veranda e përparme nga një ari i uritur.
Laidy Guiterrez dhe Daniel Bula, të cilët jetojnë në lagjen Longwood të Orlandos, postuan pamjet e kamerave të sigurisë të momentit kur ariu iu afrua derës së përparme dhe u largua me qesen e ushqimit Taco Bell që sapo ishte sjellë nga një shofer transporti.
Videoja tregon ariun që kthehet pak më vonë për pijet joalkoolike të dorëzuara së bashku me ushqimin.
Gutierrez tha se arinjtë janë një pamje e zakonshme në lagjen e saj, por vjedhja e ushqimit ishte e para.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.