Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar kërkesën e Floridës për të importuar barna me recetë nga Kanadaja për të ulur çmimet e barnave në shtet.
Ilaçet në Kanada mund të jenë gati gjysma e çmimit të homologëve amerikanë dhe disa ilaçe kushtojnë pothuajse 400 dollarë për një pilulë në Florida, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi i AAUB-së mund të hapë derën që shtetet e tjera të ndjekin shembullin.
Ndryshimi i madh i politikave kapërcen kundërshtimin e dekadave nga industria farmaceutike amerikane.
Grupi kryesor lobues i industrisë ka treguar tashmë se do të përpiqet të ndërhyjë.
Florida vlerëson se programi, i cili lejon importin e disa barnave me recetë të përdorura për trajtimin e kushteve të tilla si HIV/AIDS, diabeti, hepatiti C dhe sëmundjet mendore, do t'u kursejë taksapaguesve shtetërorë deri në 150 milion dollarë në vit.
Kostot e larta të barnave me recetë kanë qenë një çështje politike e vazhdueshme në ShBA, ku çmimet janë ndër më të lartat në botë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.