Floyd Mayweather ka bërë ditur se nuk do të pensionohet deri sa të zhvillojë një rematch kundër Manny Pacquiao.
Boksieri i pamposhtur amerikan ka postuar një video të Instagram-it për takimin e palëve në mënyrë joformale, në atë që duket të jetë një ngjarje muzikore, transmeton Klan Kosova.
Ata shkëmbejnë fjalë, por është e vështirë të dëgjosh saktësisht atë që thuhet.
“Unë jam duke u kthyer për të luftuar Manny Pacquiao këtë vit” – ka shkruar Mayweather.
https://www.instagram.com/p/BnvdWOphIoe/?taken-by=floydmayweather
Mayweather, 41 vjeç, fitoi me pikë në ndeshjen që u zhvillua në maj të 2015-ës , por lufta u konsiderua e dobët pavarësisht pritjeve.
Gjatë duelit të atij viti të dy boksierët fituan shuma marramendëse nga shikueshmëria.
Pacquiao, 39 vjeç, tani është një senator në vendin e tij, por mbetet kampioni i tanishëm WBA Welterweight.
Nuk ka ende diçka zyrtare në lidhje me këtë ndeshje dhe mbetet të shihet kur do të ballafaqohen dy boksierët me famë botërore.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.