Aksionet e gjigantit amerikan të teknologjisë u rritën me 15 për qind, ose e përkthyer në shifra, vlera e Google në total u rrit me 50 miliardë dollarë brenda pak minutash.
Rritja më e madhe i faturohet rritjes së fortë të marketingut sidomos në sektorin e telefonave inteligjentë dhe në rrjetin social, “Youtube”.
Në shifra, vlera totale e Google ka kapërcyer 400 miliardë dollarë, duke u renditur e dyta pas kompanisë Apple, që kap një vlerë prej 745 miliardë dollarë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.