Federata e Notit të Kosovës ka mbajtur sot garën ‘Zahir Pajaziti 2019’ e cila është organizuar për të katërtën herë.
Kjo garë organizohet për ta nderuar Heroin Zahiri Pajaziti si dhe bashkëluftëtarët e tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, transmeton Klan Kosova.
"Aty morën pjesë gjithsej 16 klube, 14 nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, me gjithsej 154 garues, 93 meshkuj dhe 61 femra ku garuan në 10 disiplina".
Fitues të garës me pike më së shumti të siguruara në të dy gjinitë, janë shpallur klubet:
Vendi 1 – Termopan
Vendi 2 – Zenit
Vendi 3 – Ilirida
Klubet janë shpërblyer me Kupa si dhe të holla në bazë të programit.
Ndërsa, sportistët me më së shumti pikë FINA të fituara u zgjodhën:
Melisa Zhdrella – Termopan
Dren Ukimeraj – Zenit
Gjithashtu fituesit e garave janë shpërblyer edhe me paisje sportive nga sponzorët e kësaj gare.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.