Lajmet e fundit

Pronarët vunë në dukje se ata tashmë kanë dhënë një mandat në studio e tyre ligjore për të gjetur blerës të ri.
“Kushti i vetëm është që të jetë një projekt serioz dhe konkret, sepse ne duam të lejojmë Foggias një të ardhme në futbollin profesional”, shkruhet më tej në deklaratë, duke theksuar se vlera simbolike e shitjes prej 1 euro ka vetëm një kusht: blerës serioz dhe projekt ambicioz.
Foggia është ndër ato klube që ka pasur gjithmonë vështirësi me pronarët e saj, teksa ngjitjen në Serie A e arriti në sezon 1963-64 dhe ndër vite ka pasur luhatje sa në Serie B, C, C1 dhe C2 në vitin 1998.
Ndërsa në vitin 2012 Foxhias iu hoq e drejta për të luajtur në një ligë profesionale në Itali dhe po në atë vit, klubi ndryshoi emër duke u bërë A.C.D Foggia Calcio dhe u krijua një klub i ri, që e nisi nga Serie D, derisa u ngjit në Serie B.