Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk duhet të shesë asnjë aset që mund t'i transferohet Fondit Sovran.
Ky është udhëzimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se qeveria e tij është gati ta miratojë koncept dokumentin për institucionin e ri.
Kryetari i Grupit Punues për formimin e Fondit, Besnik Pula, tregon çfarë lloj asetesh janë ato.
"Janë disa ndërmarrje, toka bujqësore, patundshmëri, asete që i administron AKP-ja", thotë Pula, njofton Klan Kosova.
Sipas Pulës, janë një sërë hapash që duhen marrë para formimit të Fondit Sovran, i cili potencialisht mund të fillojë punën kah fundi i vitit.
Me këtë ndryshim, qeveria pret përmirësim të performancës dhe investime në shumë sektorë. Po ashtu, mëtohet investim edhe në sektorin privat.
Vlera totale e pasurive që do t'i ketë nën ombrellë Fondi Sovran është rreth 500 milionë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=dtr9mcR7yEY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.