Bendi amerikan, Foo Fighters, e ka publikuar këngën më të re të vet, “Fraggle Rock Rock”.
Kënga vjen në kuadër të serisë për fëmijë që mban të njëjtën emër, e cila u risoll në ekran 25 vjet pasi kishte përfunduar, pasi që ishte emetuar në vitet 1983 – 1987.
Ky bend do të paraqitet në njërin episode të kësaj serie për të cilën kanë kontribuar me albumin filmic të saj.
Album i fundit nga Dave Grohl dhe miqtë e tij doli vitin e kaluar, “Medicine At Midnight”, teksa sivjet ata pritet të nisin një turne stadiumesh në Mbretërinë e Bashkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=PwCblVHKCi8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.