Forcat e Armatosura të Shqipërisë u renditen në vendin e tretë në kuadër të garave më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”.
Kështu u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, transmeton Klankosova.tv.
“Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030. Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Vengu.
“48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona u renditën me meritë në vendin e tretë”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.