Një flotë anijesh që synonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës është ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, njoftoi koalicioni përgjegjës për këtë mision. Ky është rasti i dytë brenda një jave që forcat izraelite ndërhyjnë kundër anijeve të ndihmave.
Koalicioni Freedom Flotilla (FFC) është një rrjet ndërkombëtar aktivistësh pro-palestinezë, i cili organizon misione detare civile për të thyer bllokadën izraelite ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare për banorët e kësaj zone të përfshirë nga lufta, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se anijet dhe pasagjerët janë të sigurt, janë transferuar në një port izraelit dhe pritet të deportohen shpejt. Sipas ministrisë, ky ishte një tjetër përpjekje e dështuar për të thyer bllokadën ligjore detare dhe për të hyrë në një zonë lufte.
Ky incident ndodhi vetëm disa ditë pas ndërhyrjes së Izraelit ndaj flotës tjetër të ndihmave, Global Sumud Flotilla, ku rreth 40 anije u ndaluan dhe mbi 450 aktivistë u arrestuan gjatë përpjekjes për të dërguar furnizime në Gaza.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.