Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti i Mercedesit e nisi mjaft mirë garën dhe e ruajti avantazhin deri në fund.
Nisja e keqe e shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg, ia bëri më të lehtë sfidën Hamiltonit, i cili dominoi në pistën e Spa Francorchamps.
Rosberg u rendit në vendin e dytë, ndërsa pas tij erdhi në momentet e fundit Romain Grosjean me makinën Lotus, i cili la pas Sebastian Vetelin e Ferrarit, që pati probleme me gomën e pasme.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.