Fortesa Orana ka shënuar një fitore në Premier Ligën e karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Orana e nisi mirë rrugëtimin e saj drejt medaljes në kategorinë -68 kilogramë, duke mposhtur Pamela Rodriguez të Republikës Dominikane, ndërsa në të dytën humbi nga kampionia e botës 2018, grekja Eleni Chatziliadou, transmeton Klan Kosova.
Orana shënoi suksesin më të madh nga garuesit kosovarë në Dubai, pasi Adelina Rama (-61 kilogramë), Elhami Shabani (-75 kilogramë) dhe Herolind Nishevci (+84 kilogramë), nuk arritën të kalojnë luftën e parë.
Nishevci u mund 1:0 nga Seck Babacar i Spanjës, Adelina Rama u mposht 2:0 nga Anita Serogina e Ukrainës, medaliste e bronztë e Evropës 2019, ndërsa Elhami Shabani pësoi humbje nga Ivan Korabau i Bjellorusisë me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 1:1.
Gara e Dubai 2020 vlente për pikë Olimpike Tokyo 2020.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.