Një foshnjë që mendohet të jetë më e vogla e lindur në botë, është liruar nga një spital në Singapor pas 13 muajsh trajtim intensiv.
Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212 gramë sa pesha e një molle, dhe 24 cm e gjatë, kur u lind.
Mbajtësja e mëparshëm e rekordeve ishte një vajzë në SHBA e cila peshonte 245 gramë kur lindi në vitin 2018, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion, katër muaj para afatit pasi ajo u diagnostikua me presion të lartë të gjakut e që mund të dëmtonte organet vitale dhe të ishte fatale për të dhe foshnjën.
Yu Xuan tani peshon 6.3 kilogram, peshë kjo mjaft e shëndetshme.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.