Redaksia e sportit në Klan Kosova ka siguruar një fotografi të trajnerit të xhudos, Driton Kuka.
Fotografia është realizuar në vitin 1990 në kampionatin ballkanik, teksa Kuka ishte vetëm 18 vjeçar.
Në këtë garë ishte shpallur nënkampion ballkanik, kurse 1 vit më pas fitoi medaljen e bronztë në kupën e botës që u zhvillua në Budapest më 1991.
Fotografia e Dritoni Kuka është e rrallë pasi shumica që kishte nëpër gara i janë djegur gjatë luftës në Kosovë.
E pas 27 vitesh, një medalje për meshkuj në Kupa Botërore, e ka fituar Akil Gjakova që është nxënës i Driton Kukës.
Gjakova doli i argjendtë në Grand Prix që u zhvillua në Tunizi.
Gazetar: Emanuell Syla


klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.