Fredzania Thompson u godit nga një tren në Teksas, gjatë një sesioni fotografimi në tentim për ta lansuar karrierën e saj.
Nëna e saj, Hakamie Stevenson, tha se bija e saj, studente në kolegjin Blinn, e kishte ndërprerë shkollimin për tu fokusuar në modelim, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet thonë se Thompson po qëndronte në mes të dy binarëve kur një tren iu kishte afruar në njërin prej tyre.
Ajo ishte largur nga binari kur kishe parë se treni po vinte, dhe kishte dalur në anën tjetër pa e vënë re se treni tjetër po vinte nga ana e kundërt.
Është hapur një faqe fondacioni për të mbledhur para për ta paguar funeralin e saj.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.