Vajza e Muhammad Ali’së ka zbuluar fotografinë e fundit me babain e saj pas vdekjes së tij tragjike, transmeton Klan Kosova.
Legjenda e boksit vdiq të premten nga shoku skeptik pas një beteje të gjatë me sëmundjen e parkinsonit, dhe tani Hana Ali ka ndarë një fotografi të një prej bisedave të saj të fundit me babin.
Në një imazh të postuar në Twitter, boksieri legjendar mund të shihet në FaceTime me vajzën e tij, dhe siç shihet, ai kishte sy të vezulluar, pasi që ajo i tha se sa shumë e do atë.
Ajo shkroi nën fotografi: “Foto ime e fundit me babin tim të bukur...duke i thënë atij të dua më 22 maj 2016”.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.