06.06.2016 · përditësuar para 3670 dite1 min lexim
Legjenda e boksit, Muhammad Ali ngiti duart edhe një herë në mars të këtij viti, para fotografit Zenon Texeira, që ishte edhe fotosesioni i fundit i tij.
Efektet e tmerrshme për më tepër se tre dekada të sëmundjes së Parkinson mund të vërehen lehtë në fotografitë e publikuara të dielën vonë në Daily Mail për herën e parë.
Në to shihet edhe një buzëqeshje e pazakontë.
Fotografi britanik, Texeira ishte i ftuar në shtëpinë e Ali në Phoenix – Arizona në fund të muajit mars për të marrë bekimin nga familja e kampionit të botës.
Ali ndërroi jetë të shtunën në moshën 74 vjeçare, pas një beteje prej 32 viteve me sëmundjen neurodegjenerative – Parkinson, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shihni fotosesionin e fundit të Ali, ku ai pavarësisht sëmundjes ngre duart si një kampion i vërtet:
●●●
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.