Fotografja franceze, Sophie Gamand, është duke vendosur dritë mbi një figurë e cila shpesh herë është keqkuptuar dhe ekzagjeruar.
Për shkak se ajo vjen nga një vend ku raca e qenve Pit Bull është e ndaluar, ajo nuk pati shansin që të kalojë më shumë kohë dhe të familjarizohet me këtë lloj qeni.
Kështu që ajo vendosi që të punonte një seri portretesh të kësaj race, në mënyrë që t’i paraqesë qenushët në mënyrën më të lezetshme të mundshme.

Mirëpo për ta realizuar këtë qëllim, asaj së pari iu desh të ballafaqohet me frikën e saj, njofton Klan Kosova.

“Isha e shqetësuar kur vendosa kurorën e parë të luleve mbi kokën e një qeni”, ka thënë Gamand.

“Herën e parë kam menduar se do ta humbasë fytyrën time! Qenushi vetëm u ul dhe më shikonte; ajo ishte e qetë dhe as që nuk e tundi kokën”.

“Ajo thjeshtë u ul dhe më vështroi thellë në sy. Pas kësaj çdo gjë ishte e lehtë”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.