Kryetemë në familjen Zylfiju, të shtunën e 21 janarit ishte presidenti historik Ibrahim Rugova.
Këta si fqinjë të parë të tij këtu në lagjen Velania, veç nderimeve te varrezat që i bënë në 17 vjetorin e vdekjes, kujtuan edhe personalitetin e veçantë që thonë se Rugova e kishte.
“Ka qenë shumë i thjeshte na ka përshëndet gjithmonë”, tha Zylfiju.
Kjo edhe nuk e harron kurrë një përshëndetje më speciale që ish-presidenti ia bëri në ditën kur kjo po nisej për protestat studentore.
“Kur jom nis rrugës poshte me shku te Fakulteti Juridik qe ishte në fund të lagjes ai ka qene në terasë ka dal në rrugë na ka përshendet na ka uru protesta të mbara”, u shpreh fqinja e ish-presidentit.
Një kojshi i vjetër i familjes Rugova, Rexhep Buqinca, ka një histori interesante me presidentin historik, por jo në mahallë.
Këta u takuan në Paris kur Rugova shkoi për t’u regjistruar në ligjerate të një filizof francez, e ku nuk arriti në kohë por që e bindi francezin të lejoj edhe atë të bëhet pjesë e mësimit.
E këta e vleresojnë si moment tragjik, kohën kur kuptuan që Ibrahim Rugova nuk jeton më.
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në këtë ceremoni thuhet se morën pjesë rreth 700 mijë qytetarë në acar e të ftohtë në deri -20 gradë.
https://www.youtube.com/watch?v=y_I59kclua0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.