Në ndeshjet e zhvilluara sot në Kampionit Europian në Poloni ka pasur më shumë befasi sesa rezultate të pritshme.
Franca e ka deklasuar Serbinë me 10 gola diferencë, 36:26. Kampionët botërorë për asnjë çast nuk i kanë dhënë shpresë serbëve se mund të bëjnë diçka më shumë, transmeton Klan Kosova.
Në ndeshjet tjera ka pasur rezultate befasuese.
Norvegjia e ka mposhtur Kroacinë me 34:31, kurse Bjellorusia ka fituar ndaj favoritëve të Islandës me 39:38.
Sonte prej orës 20:30 zhvillohet ndeshja Poloni – Maqedoni, ku pritet fitore e sigurt e vendësve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.