Përfaqësuesja e Francës e ka fituar Ligën Botërore në volejboll, që u mbajt në Rio të Brazilit, pasi në finale e mposhti përfaqësuesen e Serbisë me rezultat 3:0 (25:19, 25:21, 25:23).
Kjo ishte befasi e dorës së parë, pasi Franca nuk ishte në mesin e favoritëve, transmeton Klan Kosova.
Antonin Rouzier dhe Earvin Ngapeth i udhëhoqën francezët drejt triumfit të parë në këtë garë me 17, respektivisht 16 poenë.
E treta është SHBA-ja, e cila ishte më e mirë se kampionët aktualë botërorë, Polonia, me rezultat 3-0 (25:22, 25:23, 25:23).
[caption id="attachment_81763" align="alignnone" width="600"]

Selfie triumfal i francezëve[/caption]
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.