Qeveria franceze ka lëshuar një aplikacion për telefonat e mençur për të njoftuar popullin në rast të një sulmi terrorist.
Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazenueve, ka thënë që aplikacioni është lëshuar pak ditë përpara se të fillojë Kampionati Evropian dhe do t’i parlajmërojë të gjithë në rast që dyshohet për një sulm, transmeton Klan Kosova.
Qeveria është shprehur se ky aplikacion ka filluar të zhvillohet pas sulmeve të nëntorit në Paris, prej të cilave vdiqën 130 persona.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.