Franca po vazhdon të mbetet ndër rajonet më të goditura nga koronavirusi në Evropë.
Gjatë 24 orëve të fundit Franca ka raportuar 13 mijë e 157 raste të reja me COVID-19, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova
Po ashtu janë regjistruar 215 viktima sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Francë.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë rezultojnë të infektuar 2 milionë e 140 mijë e 208 persona, 48 mijë e 732 viktima dhe 149mijë e 521 pacientë të shëruar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.