Franca ka regjistruar mbi 20 mijë jetë të humbura si pasojë e koronavirusit.
Jerome Salomon, drejtor i Agjencisë së Shëndetit ka njoftuar se nga ky virus deri tash janë shënuar 20 mijë e 265 vdekje, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se virusi korona ka mbytur më shumë njerëz në Francë sesa çdo epidemi sezonale dhe më shumë se vala e të nxehtit të 2003-ës që kishë mbarë 19 mijë jetë anembanë vendit.
Franca shënon 114 mijë e 657 raste të të infektuarve deri tash përfshirë ata që janë shëruar dhe të vdekurit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.