Franca ka thënë se do të ishte "e papranueshme" që gjiganti francez i ilaçeve Sanofi t’i jepte përparësi tregut amerikan nëse zbulohet vaksina e Covid-19.
Qeveria ka reaguar ndaj asaj që tha CEO i Sanofi, Paul Hudson, i cili tha se "qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe sepse po investon në marrjen e rrezikut përsipër”.
Kryeministri Edouard Philippe tha se kjo qasje për të gjithë ishte "e panegociueshme", njofton Klan Kosova.
Shumë laboratorë në të gjithë botën janë të përfshirë në kërkime për të gjetur një vaksinë për Covid-19.
Vaksinat marrin vite për t’u zbuluar.
"Për ne, do të ishte e papranueshme që të privilegjohej një vend i tillë dhe për arsye financiare", i tha Zëvendës Ministri i Financave Agnès Pannier-Runacher për France Radio Sud.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.