Aktori Brendan Fraser ka pohuar se nuk i ishte dhënë roli i Supermanit për shkak të “politikave të studiove’.
Fraser, i nominuar këtë vit për Oskar për rolin e tij në filmin Balena, ka thënë që kishte qenë në plan për të luajtur në filmin e 2000-tave të hershme, Superman: Flyby, nën regjinë e J.J. Abramsit.
“I gjithë shehri po bënte audicione për Supermanin,” ka thënë Fraser për Variety.
“Po testonin gjashtë a shtatë djelmosha në vitet 2002 dhe 2003. Paul Walkeri, më kujtohet që Paul Walkeri ishte para meje. Ishim si ata të dyshuarit e zakonshëm”.
“U pata zhgënjyer sepse ishte një mundësi e mrekullueshme dhe nuk u realizua. Kishte të bënte shumë me disa dallavere dhe politika të studios”.
https://www.youtube.com/watch?v=nWiQodhMvz4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.