Seria komike Frasier në rikthimin e saj nuk do të jetë e vendosur në Seattle.
Versioni origjinal nis me Doktor Frasier Crane, luajtur nga Kelsey Grammer, që lë Bostonin dhe shpërngulet në Seattle për të punuar në radio.
Mirëpo, në rikthimin e kësaj serie, protagonisti do të jetë duke jetuar dhe vepruar në Boston, ku edhe kishte jetuar personazhi në fjalë gjatë kohës sa ishte pjesë e botës fickive të serisë Cheers.
Crane së pari kishte dalë si personazh nga hit-seria komike Cheers, dhe më pas ishte krijuar një spin-off seri e përqendruar rreth jetës dhe veprimtarisë së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=GOoqnhn_6I0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.