Novak Djokovic ka forcuar thirrjet se është një prej pretendentëve për ta fituar French Open.
Kjo pasi serbi ka arritur në çerekfinale të kësaj ngjarjeje duke mposhtur spanjollin, Fernando Verdasco, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Djokoviq që renditet i 20-të, ka fituar me rezultatin 6:3, 6:4 dhe 6:2 kundër të 30 në renditje, Verdasco.
31 vjeçari ka arritur rrethin e një të tetës në Roland Garros për të 12-ën herë – një rekord në epokën e Open.
12 herë fituesi i Grand Slam do të luajë kundër Marco Cechinato në një të tetën pasi që italiani ka eliminuar belgun David Goffin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.