Mesfushori Frenkie de Jong, ishte ndër lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës, duke u spekuluar për të se mund të largohet nga Barcelona.
Megjithatë, holandezi në një intervistë për "Telegraaf", ka bërë të ditur se planifikon të qëndrojë për një kohë të gjatë tek klubi aktual.
"Jam shumë i lumtur tek Barcelona, Kur luaj ndjehem shumë mirë dhe jeta këtu është perfekt. E shoh veten tek Barcelona sa më gjatë të jetë e mundur. Personalisht shpresoj edhe për 8-të ose 10-të vjet", ka thënë de Jong.
25 vjeçari ishte transferuar tek Barcelona në vitin 2019 nga Ajax për 86-të milionë euro.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.