Çiklisti Chris Froome ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljet e disa spektatorëve në garën më të madhe çiklistike, Tour De France.
Ai në etapën e 19-të të kësaj gare është provokuar rëndë nga njerëzit të cilët po përcillnin garën për skaj rrugës. Froome është provokuar duke pështyrë dhe u sulmuar me gjeste të ndryshme ditën e premte.
Pas garës Froome për gazetarët ka thënë: “Fillimisht jemi njerëz dhe më pas sportist, Mos ta harrojmë këtë”.
“Është e vështirë të garosh kur njerëzit të pështyjnë dhe hedhin urinë në drejtim tëndin”
Në etapën e 16 pikërisht Froome ishte hedhur me urinë nga një spektator, gjë e cila është e papranueshme të ndodhë në një garë të tillë., transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Y96_gzQxmXk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.