Fruit Ninja është një prej lojërave më të shkarkuar në platformat mobile. Loja ka arritur të mbajë popullaritetin e saj edhe pas kaq shumë vitesh, dhe zhvilluesi i saj, Halfbrick Studios, po mendon të bëjë këtë lojë edhe më edukative.
Loja do të vijë në formën Fruit Ninja: Math Master, që do të thotë se parimisht do të jetë e njëjtë me konceptin e lojës origjinale, vetëm se përdoruesit nuk duhet thjesht të presin fruta, por duhet të presin sasinë e duhur. Kështu loja do të shërbejë si mjet mësimi për fëmijët. Loja do të përfshijë ushtrime të ndryshme matematikore. Për shembull, mund të shfaqet ekuacioni “4 x 2” dhe fëmijët duhet të presin 8 fruta për të fituar lojën.
Fruit Ninja: Math Master mund të shkarkohet në iTunes dhe Google Play Store për 5 dollarë. Meqë loja është për fëmijë, zhvilluesit e saj kanë vendosur që të mos ofrojnë blerje brenda aplikacionit për të shmangur blerjet e paautorizuara nga prindërit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.