Përmbytjeve nga reshjet e shiut të orëve të fundit nuk u shpëtoi as Mitrovica.
Atje lumenjtë e qytetit u vërshuan dhe morën para gjithçka që gjetën përfshirë edhe një urë e këmbësorëve në rrugën “Mbreti Bardhyl”.
Një fryrje aq e madhe e lumit sipas banorëve nuk është mbajtur mend që nga nëntori i vitit 1979, njofton Klankosova.tv.
Gjendja e rënduar nga reshjet, nxori në terren edhe kreun e Mitrovicës Bedri Hamza, që tha se rritja e nivelit në 4 lumenjtë e qytetit si atë të Lushtës, Ibrit, Sitnicës e Trepçës solli telashe.
Por sipas Hamzës për menaxhimin e situatës në terren janë kontraktuar 4 operatorë që intervenuan kudo që pati nevojë.
https://www.youtube.com/watch?v=y0o0tqchCIw&t=3s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.