Iu dërgojmë në njërin prej fshatrave të komunës së Gjakovës.
Gjendet në një pozitë gjeografike prej nga mund të shohësh pothuajse të gjitha alpet shqiptare.
Bëhet fjalë për fshatin Ujz të Gjakovës.
Karakteristikë e këtij fshati mbetet harmonia ndërfetare që kanë banorët e kësaj ane.
Banorët e fshatit në fjalë kryesisht jetesën e sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria.
Ambienti i bukur, me pamje panorameske, qetësia e ajri i pastër bëhen një në Ujz të Gjakovës.
Vlerën këtij vendi i shton edhe ushqimi i cili është krejtësisht bio.
Pavarësisht se fshati ka kapacitet për zhvillim në bujqësi e blegtori dhe jetesa është mjaft e begat, banorët janë të shqetësuar për emigrimin e shumë banorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=J5_wz6Xn8IM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.