Trupi i një shtetase të huaj, është gjetur pa shenja jete dje afër Liqenit të Jezhnicës në Komunën e Shtërpcës.
Lidhur me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Garda Kombëtare, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës, ka angazhuar togun e kërkim-shpëtimit malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.
FSK ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit është përfunduar me sukses dhe se trupi i pajetë i personit i është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedura të mëtejme. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gjendet-pa-shenja-jete-nje-shtetase-e-huaj-ne-shte1rpce/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.