Forca e Sigurisë së Kosovës po del të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.
Kështu thuhet në një hulumtim të Institutir Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.
Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë (5), FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.
Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.