Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthyen nga Turqia pasi shkuan atje për të shpëtuar jetë nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit.
Për të gjitha këto të mira që ushtarakët bënë për 15 ditë, u nderuan me medalje Presidenciale Ushtarake nga komandantja e tyre supreme. Ajo tha se përpjekjet humanitare të ushtrisë kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t'u dalë në ndihmë miqve.
Për mbështetjen e ofruar, si nga ana materiale e morale, ambasadori i Turqisë në Kosovës falënderoi autoritetet kosovare, derisa edhe vetë ushtarakët ishin të kënaqur e madje edhe të emocionuar për medaljet që iu ndanë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=YAR-9FNYmT8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.