Pajisjet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën në Gjilan, të dielën i kishin fort afër qytetarët.
Kjo është një nga mënyrat si u shënua Dita e Forcës, njofton Klan Kosova.
Emocionet e uniformës kjo ditë ia ktheu edhe një ushtaraku të pensionuar para gjashtë muajsh, që erdhi të festojë me ish-kolegët.
Sa ai, informacionet për pajisjet ushtarake s’i kishin edhe qytetarët tjerë, për të cilat po tregonin interesim.
Krejt ajo që panë, i bindi qytetarët se synimi që ka ushtria e vendit për anëtarësim në NATO, nuk është larg të arrihet.
https://www.youtube.com/watch?v=DHdUGQEcCew
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.