Kyriakos Mitsotakis, të hënën është nikoqiri i mbrëmjes.
Kryeministri i Greqisë, thirri një takim jo-formal që është darkë pune që nis në 8 e 15 të mbrëmjes me kryeministra e presidentë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqës të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Aty do diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Unionit si dhe e ardhmja evropiane e rajonit me gjashtë shtetet aspiruese që të hyjnë në BE që për momentin ka 27 vende anëtare.
Sivjet shënohet 20 vjetori i “Deklaratës së Selanikut” e miratuar në qytetin bregdetar grek më 2003, ku u dhanë zotimet e para të mëdha të zgjerimit.
Nga ajo kohë, vetëm Sllovenia më 2004 e Kroacia më 2013, u anëtarësuan në BE.
Në darkën e Athinës, Kosovën e përfaqëson kryeministri Albin Kurti.
Ndërkaq, BE-ja prezantohet nga presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, e kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Mysafir befasi i darkës jo formale pritet të jetë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, që ndodhet në një turne evropian.
Sapo arriti në Athinë, Zelenski u prit së pari për një takim bilateral në kryeministrinë helene nga shefi i qeverisë, Mitsotakis.
https://www.youtube.com/watch?v=ajBAnxJ3_Lk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.