Filmi “Furiosa: A Mad Max Saga” nuk ka mbledhur edhe aq shumë para në javën e parë, sa është pritur pas suksesit të madh kritik.
Pavarësisht një buxheti prej 168 milionë dollarësh, filmi ka mbledhur vetëm 25.6 milionë dollar të premten, shtunën dhe dielën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, filmi i ka fituar 33.3 milionë sosh nga audiencat ndërkombëtare, duke grumbulluar 58 milionë në mbarë botën, sipas Variety.
Ky film u bë nën regjinë e George Millerit dhe për protagoniste ka Furiosën që luhet nga Ana Taylor-Joy.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.