Furnitorët përsëri mund ta shpërndajnë mallin pa asnjë kufizim.
Kjo pasi Komuna e Prishtinës e ka pezulluar vendimin për 10 ditë, pas presionit të përfaqësuesve të bizneseve, raporton Ju Flet Prishtina.
Gjatë dy ditëve të zbatimit të këtij vendimi, Inspektorati i Prishtinës ka shqiptuar mbi 100 gjoba me nga 100 euro për ata që nuk e përfillën orarin sipas zonave të caktuara.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në takim me kryetarin e komunës dhe nënkryetarin kanë kërkuar një zgjidhje tjetër.
Një pronar biznesi ka thënë se është vështirë i zbatueshëm ky vendim.
Ndërsa Drejtori i Inspkecionit në Prishtinë, Florian Dushi, ka thënë se qëllimi primar i kryeqytetit është që të lehtësojë mbarëvajtjen e komunikacionit dhe t'i evitojë rreziqet që eventualisht paraqiteshin për këmbësoret nga furnitorët që parkohen në trotuar apo duke bllokuar në tërësi një koris.
Derisa të qartësohet kjo punë dhe të vendoset se çka tutje, inspektorët komunalë janë të gatshëm ta bëjnë mbikëqyrjen e vendimit të ri që do të ndodhë pas rishqyrtimit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=AMMvC3BzJfs
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.