Tayson Fury ka arritur që ta mposhtë pas 11 viteve ukrainasin Wladimir Klitschko.
Në duelin që zgjati 12 raunde Fury ishte i jashtëzakonshëm, kështu ai rrëmbeu fronin e më të mirit në botë.
Ai me vendim unanim të gjyqtarëve,115-112, 115-112 dhe 116-111 fitoi meçin që e bën atë kampion të botës në WBA, IBF dhe WBO, transmeton Klan Kosova.
Fury është vetëm britaniku i pestë që fiton titullin e kampionit të botës në boks, pas Fitzsimmons, Lewis, Bruno dhe Haye.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.