Kampioni i botës në katergorinë e rënd në boks në WBA, IBO dhe WBO, Tyson Fury ka deklaruar se më parë do të largohej nga boksi sesa të përballej me Wladimir Klitschkon përsëri.
27 vjeçari i cili në nëntor e mposhti ukrainasin ka thënë: “Jetë ka edhe jashtë ringut, kështu që nuk e di se çfarë do të bëjë për momentin”.
Në marrëveshjen e arritur për meçin e parë shkruan që po ashtu do të zhvillohet edhe një duel i kthimit, por që Fury duket se është duke menduar që boksin ta lë si kampion, transmeton Klan Kosova
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.