17.04.2016 · përditësuar para 3720 dite1 min lexim
Alpet e Zelandës së Re, tashmë kanë dicka të mahnitshme për të argëtuar admiruesit e atyre që ushtrojnë sportin e golfit.
Fusha prej më shumë se 1300 metrash, është e arritshme vetëm me helikopter, fushë kjo e veçant me katër kuti të ndryshme nga mund edhe të gjuash topin në distanca e lartësi të ndryshme nga gjelbërimi, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.
Lojtarët e golfit janë rekomanduar për të përdorur topa 100% të biodekompozueshëm të përbërë nga druri, për të ruajtur mjedisin natyror.
Këto rekomandime u bënë nga ''Over dhe Top Golf'', kompani kjo e helikopterëve në bashkëpunim me Golf Warehouse dhe që për të zhvilluar një lojë për person kushton mbi 400 dollarë, përcjellë Klan Kosova.
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.