Aktualisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë po funksionin vetëm me 13 mjekë.
Si shkak i kësaj QMF-ja në Miradi të Epërme ka dy javë që është mbyllur dhe nuk ofron shërbime mjekësore për banorët e këtushëm.
Kësisoj është edhe në AMF-në e Vragolisë, njofton KlanKosova.tv.
Derisa, në të tre fshatra të tjerë, si Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Bardhi i Madh, mjekët shkojnë vetëm në 2-3 ditë të caktuara, nga pesë ditë sa ishin.
Kjo situatë pason si shkak i bllokimit të lëndës në Organin Shqyrtues të Prokurimit për 45 punëtorë të kontraktuar përmes ‘Caritasit’ dhe ndërprerjes së kontratave të stafit mbështetës nga Ministria e Shëndetësisë.
Derisa, njëri nga drejtuesit e QKMF-së, Rezmi Shala, tregon se kryetari dhe kuvendi komunal kanë marrë vendim që të bëhet një zgjidhje për punësim të stafit, në bazë të mundësive buxhetore dhe ligjore.
Pos, mjekëve mungesë ka edhe të infermierëve, teknikëve, higjienistëve dhe vozitësve.
Lidhur me këtë nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se janë duke biseduar intensivisht me akterët tjerë në qeveri për angazhimin e stafit mbështetës, gjë që nëse aprovohet, do të bëhet përmes konkursit.
Ndërkaq sipas rregullores për mjekësi familjare, një mjek duhet të shërbejë për 2,000-2,500 banorë derisa Fushë-Kosova në regjistrimin e fundit të popullsisë në 2011, ka të regjistruar 34, 700.
Mirëpo zyrtarët komunalë thonë aktualisht besohet që ky qytet t’i ketë rreth 70,000 qytetarë.
https://www.youtube.com/watch?v=nDt1xeVpue0&t=30s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.