Një lajm i mirë së fundi i erdhi klubit të notit “Ilirida”, sepse udhëtimit gjatë tërë javës për t'i kryer ushtrimet në pishinë afërsisht 20 km larg nga Fushë-Kosova, po i vjen fundi.
Kjo për shkak se Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit në Fushë-Kosovë, ka kumtuar lajmin se një pishinë do ta ketë edhe komuna nga e cila vjen edhe vet klubi.
150 mijë euro do të kushtojë pishina, por drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit, Besnik Shala, bëri të ditur projektin në përgjithësi dhe vendin ku ajo do të jetësohet.
Të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni në materialin e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=gB1m1GHPWAQ
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.