Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, i dyshuari ishte në kërkim për veprat penale “Mosopërfillje e gjykatës” dhe “Vjedhje e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.