Një rast i “Lëndimit të lehtë trupor” është raportuar në Fushë-Kosovë të martën në orët e para të mëngjesit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se i dyshuar në këtë rast është një shtetas i huaj, i cili dyshohet ta ketë sulmuar një femër, shtetase kosovare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë PK-ja, raporton Klankosova.tv.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.