Ka nisur edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet Mabetex Prishtina dhe Barcelona në futsall.
Skuadra kosovare ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë kundër gjigantit katalunas, njofton Klan Kosova.
Golin e parë e ka realizuar lojtari Mërgim Dervishaj pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa golin e dytë e ka shënuar Orhan Ibishi në minutën e 26-të të pjesës së dytë.
Rezultati i kësaj ndeshje është 8:2 në favor të katalunasve.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në ‘Palau Blaugrana’ të Barcelonës dhe është duke u transmetuar ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Motion.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t'u informuar më shumë rreth kësaj përballje historike.
https://klankosova.tv/futsall-perfundon-pjesa-e-pare-barcelona-prishtina-51999/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.